Kryesia Qendrore e Lëvizjes Besa të udhëhqeur nga Bilall Kasamir dje ka mbajtur mbledhjen e saj të parë.
Në këtë mbledhje për nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Fadil Zendeli, Kastriot Rexhepi dhe
Abdush Demiri ndërsa për sekretar gjeneral u emërua Arjanit Hoxha.
Nga Lëvizja Besa njoftojnë se në një nga mbledhjet e ardhshme do të zgjidhet edhe nënkryetari katërt, post i cili do i takojë përfaqësueses të Forumit të Gruas./Telegrafi/