Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa, e Afrim Gashit, shprehet kundër rritjes së tatimit personal

Krahu i Afrim Gashit i Lëvizjes Besa reagon ndaj paralajmwrimeve pwr rritjen e tatimit personal, hap i paralajmwruar nga ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

“Pas paralajmërimeve të ministrit të financave, Dragan Tevdovski, për rritjen e tatimit personal për personat që realizojnë të ardhura mbi 1.000 euro, i apelojmë Qeverisë që mos të shpejtojë në lidhje me miratimin e kësaj mase pa i kalkuluar mirë pasojat që mund të ketë një hap i tillë mbi evazionin fiskal, sidomos mbi kategorinë e inxhinierëve të informatikës dhe në përgjithësi mbi sektorin e teknologjisë informative.

Lëvizja BESA mendon se, në kohën kur përdorimi i internetit dhe teknologjisë në vazhdimësi po rritet, krijimi i kushteve, rrethanave lehtësuese dhe mbështetjes shtetërore ndaj kësaj kategorie, me qëllim të stimulimit të themelimit të sa më shumë mikro-kompanive në lëmin e IT-së, tregtisë on-line, prodhimit të programeve softuerike dhe aplikacioneve, si dhe në përgjithësi shfrytëzimit më të madh të internetit, mund të jetë më shumë në dobi të shtetit sesa rritja e tatimit personal nga 10 në 18 për qind.

Mendojmë se këtë kategori sipërmarrësish dhe profesionistësh Qeveria duhet ta shohë si partner strategjik për themelimin e bizneseve të reja dhe zvogëlimin e papunësisë, sepse masat
stimuluese ndaj kësaj kategorie të sipërmarrësve do të krijonin vëllim më të madh pune dhe, rrjedhimisht, më shumë tatim për shtetin sesa rritja e tatimit personal, i cili mund të ketë efekte destimuluese dhe mund ta rritë ekonominë joformale”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa të Afrim Gashit./Telegrafi/

Exit mobile version