Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Deri të premten PSP t’i procedojë rastet “Sopoti” dhe “Monstra” (Video)

Lëvizja Besa kërkon nga PSP që deri në afatin e fundit të saj (të premten) të procedojë rastet e Sopotit dhe Monstrës. Blerim Sejdiu nga kjo parti në konferencë për shtyp tha se, siç kanë ngritur zërin më herët për të drejtat e shqiptarëve edhe sit ftojnë PSP-në që të procedojë këto raste, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pavarësisht vendimit të Këshillit të Prokurorëve për rastin “Sopoti”, ne gjykojmë se PSP-ja ka materiale të mjaftueshme që ta iniciojë vetë atë lëndë dhe të mos lejojë që drejtësia e politizuar e dyshes OBRM-PDUKM – BDI të tallet ende me jetën e të përvuajturve të Sopotit dhe të Monstrës. Në të vërtetë, të burgosurit e këtyre dy rasteve më të ndjeshme gjyqësore ende janë subjekt i paproceduar i materialeve që Prokuroria Speciale Publike i ka në posedim, ndërsa të premten mund jetë afati i fundit që të iniciohen dhe procedohen këto raste. Lëvizja BESA vlerëson se pa zbardhjen e tërësishme të këtyre rasteve, nuk mund të flitet për situatë stabile ndëretnike dhe kthim të besimit në institucionet e vendit”, tha Sejdiu nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Exit mobile version