Lëvizja Besa ka reaguar në lidhje me diskriminimin e të punësuarve shqiptarë në Entin Shtetëror për Statistika. Në një reagim të drejtuar Telegrafit në Maqedoni thuhet ”Këto ditë jemi dëshmitarë që vazhdon largimi i të punësuarve shqiptarë nga Enti Shtetëror për Statistika – kështu deri më tani rezulton se numri i të larguarve ka arritur deri në 21, në 10 vitet e fundit.”
Nga Lëvizja Besa për këtë e akuzojnë Bashkimin Demokratik për Integrim ”Dhe kjo ka ardhur si rezultat i papërgjegjshmërisë së skajshme të subjektit në qeveri BDI, e cila nuk ka treguar kapacitet – për të mbrojtur të drejtat e punonjësve shqiptarë të cilët ballafaqohen me presion dhe diskriminimi sistematik të institucioneve shtetërore. BESA duke e patur parasysh se ESHS do të duhej që të organizojë regjistrimin e popullatës, me largimin e shqiptarëve nga ky institucion gjendja bëhet edhe më alarmante dhe brengosëse, me çka i ngjan përgatitjes të terrenit për një kontroll etnike maqedonas ndaj institucioneve shtetërore. Kur jemi këtu duhet të cekim se Maqedonia renditet me një grup me shtetet si Angola, që nuk kanë patur regjistrim të popullatës në 10 vitet e fundit. ” thuhet mes tjerash nga Lëvizja Besa./Telegrafi/