Lëvizja Besa, dega në fshatin Bogovinë të Tetovës, përmes një komunikate për Telegrafi Maqedoni ka reaguar në lidhje me mungesën e rrymës në shkollën e Siniçanit.
‘Gjysmë vjetori i dytë i procesit mësimorë fillon sot, por shkollën e fshatit Siniçan në komunën e Bogovinës e gjenë pa kushte elementare për vijimin e mësimeve, siç është mungesa e rrymës elektrike.
Ndërsa, e gjithë kjo ndodh si rezultat i pa përgjegjshmërisë së skajshme të Komunës së Bogovinës, që mesa duket ende gjendet në gjumë të thellë dimërorë.
Lëvizja BESA – Bogovinë i bënë thirrje kryetari të komunës që sa më shpejtë të ndërmarrë masa dhe të zgjidh këtë problem elementarë, sepse në këto kushte të ftohta nuk mund që të mbahet mësimi, kur dihet se sistemi i nxemjes në këto shkolla është me rrymë dhe është e pa mundur që fëmijët të vijojnë mësimin. Në të kundërtën do të detyrohemi të reagojmë në forma tjera demokratike siç janë protestat, nëse nuk plotësohen kërkesat tona’, shkruhet në komunikatë. /Telegrafi/