Telegrafi

Lëvizja Besa: Biseda telefonike Ahmeti – Kasami në kuadër të komunikimit mes liderëve partiak

Nga Lëvizja Besa për ‘360 gradë’ thonë se biseda telefonike mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarit të Lëvizjes Besa, ka qenë në kuadër të “komunikimit mes dy liderëve partiak”.

“Biseda ishte në kuadër të komunikimit mes dy liderëve partiak, që ta urojnë njëri- tjetrin për përfundimin e procesit e që reflekton mandatet e partive sipas vendimit të qytetarëve. Presim zyrtarizim të rezulateteve dhe më pas do të mund të bisedojmë për kombinimet e mundshme në Qeveri”, thonë nga Lëvizja Besa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Ahmeti telefonon Thaçin dhe Kasamin, thotë se të njëjtën do ta bëjë me Selën, Gashin dhe Memedin

Ahmeti më herët u shpreh se ka biseduar me Kasamin dhe me Thaçin dhe se më vonë, të njëjtën gjë do ta bëjë me Selën, Gashin dhe Memedin.

Ahmeti njoftimin se ka ftuar krerët e partive politike shqiptare e bëri përmes një fotografie të takimit në Tiranë të liderëve partiak me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./Telegrafi/