Lëvizja Besa e ka nisur një porosi deri tek Bashkimi Demokratik për Integrim duke i thënë ”Mos e pengoni procesin gjyqësor kundër Mijallkovit”, kështu thuhet në komunikatën e dërguar deri tek Telegrafi Maqedoni.
”Me këtë rast kërkojmë edhe nga diplomatët e huaj, që prej afër ta mbikëqyrin këtë rast, veçmas duke e pasur profilin e të dyshuarit, por edhe duke pasur parasysh se Mijallkovi vazhdimisht ka qenë pjesë e ekipit të OBRM-PDUKM-së që ka negociuar me BDI-në gjatë formimit të koalicioneve qeveritare mes këtyre dy partive. Po ashtu rikujtojmë se dëshmitë e shumta, që janë paraqitur përmes të ashtuquajturave “bomba”, flasin për koordinimet mes Sasho Mijallkovit dhe Musa Xhaferit për kurdisjen e zgjedhjes së gjykatësve, gjë që i shton dyshimet se mund të ketë presion për lirimin e të dyshuarit nga përgjegjësia. Prandaj, duke e pasur parasysh se edhe resorin e Ministrisë së Drejtësisë e udhëheq ministër nga radhët e BDI-së, ne jemi seriozisht të brengosur se kjo parti mund të tentojë ta pengojë punën e gjykatave në këtë rast.” thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/