Telegrafi

Lëvizja Besa: Autoritetet lokale kanë harruar banorët e fshatit Tearcë

Partia opozitare shqiptare Lëvizja Besa, përmes një kumtese për media thekson se autoritetet kanë harruar banorët e fshatit Tearcë, të cilët ditëve të fundit kanë probleme me ujin e pijshëm.

“Për fat të keq sot, Instituti i Shëndetit Publik në Tetovë, ka publikuar analizat për ujin e pijshëm në fshatin Tearcë, të cilët ndalojnë rreptësisht që uji të përdoret për pije sepse është infektuar me fekale. Gjithë dyshimet e banorëve të Tearcës, rezultuan të vërteta, ku ditë më parë shumë banor kërkuan ndihmë mjekësore”.

Lexo po ashtu Uji në Tearcë është i ndotur me fekale

“Heshtja e institucioneve përkatëse, duke përfshirë edhe Kryetarin e Komunës, tregon se ata aspak nuk interesohen për gjendjen e qytetarëve dhe për krijimin e kushteve më të mira për jetë. Jemi në shekullim XXl, ndërsa banorët e Tearcës ende pijnë uji të ndotur, i cili seriozisht dëmton dhe vendos në rrezik jetën e banorëve”.

“Në shoqëritë e zhvilluara demokratike, dorëheqja Kryetarit të Komunës, do të ishte më e pakta që mund të bëhej, duke e ditur se ata kanë përgjegjësi para qytetarëve që ua kanë dhënë besimin”, thonë nga Lëvizja Besa.

Ndryshe, ditë më parë dhjetëra banorë të Tearcës u helmuan nga uji, i cili më pas pas analizave, doli se ka qenë i përzier me fekale./Telegrafi/