Telegrafi

Lëvizja Besa: Artan Grubi shpërblen “branitellat”

 

Lëvizja Besa përmes një kumtese ka reaguar kundër zv.kryeministrit Artan Grubi, pasi siç thonë nga kjo parti ka nënshkruar dokument ku anashkalon sistemin e drejtësisë dhe paguan dëmshpërblim për “branitellat” me kundërvlerë 30 mijië euro, për 4 ish pjesëtarë të tyre.

Me këtë, sipas Lëvizjes Besa, Grubi ka përbuzur vlerat e luftës dhe ish ushtarët e UÇK-së.

“Opinioni mbarëshqiptar dëgjoi përmes mediumeve se si zv.Kryeministri i Parë, Artan Grubi, ka nënshkruar dokument ku anashkalon sistemin e drejtësisë dhe paguan dëmshpërblim për “branitellat” me kundërvlerë 30 mijë euro për 4 ish pjesëtarë të tyre. Ndonëse opinioni shqiptar mund të jetë çuditur e habitur nga ky vendim i funksionarit më të lartë të BDI-së, për Lëvizjen BESA ka qenë e pritshme sepse në vazhdimësi kemi ngritur zërin për harresën e BDI-së ndaj vlerës kombëtare të UÇK-së”, reagojnë nga Lëvizja Besa.

Sipas tyre, ky vendim është një vendim i turpit dhe mendësisë inferiore kund-drejt maqedonasve.

“Mjafton t’i përmendim shqiptarëve edhe faktin tjetër ku krimineli (i dëshmuar në Tribunalin e Hagës) i masakrës së Lubotenit, Johan Tarçullovski u shpërblye nga Qeveria VMRO-BDI me 5.000 euro në muaj. Pra, për BDI-në nuk mjaftojnë as institucionet ndërkombëtare të Drejtësisë dhe vendimet e tyre mbi kriminelët e dëshmuar”, thuhet në reagim./Telegrafi/