Lëvizja Besa përmes një komunikate ka akuzuar pushtetin lokal në Haraçinë për mungesë të vullnetit për të menaxhuar me problemin e mbeturinave në këtë komunë. Nga Lëvizja Besa ju bëjnë thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi ekologjik, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ashtu si shumë vendbanime shqiptare, edhe në Komunën e Haraçinës menaxhimi i mbeturinave është në gjendje katastrofalë: mbeturinat hidhen vend e pa vend, ndërsa aty ku mundet edhe digjen në mënyrë të pakontrolluar. Për këtë arsye Lëvizja Besa – Haraçinë, duke qenë e bindur në mungesën e vullnetin dhe mungesën e vetëdijes së organeve komunale, kërkon nga institucionet përkatëse, siç janë Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe e Mjedisit Jetësor, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, si edhe Komuna e pandërgjegjshme e Haraçinës, që urgjentisht të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi ekologjik”, thuhet në kumetsën e Lëvizjes Besa./Telegrafi/