Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Ahmeti të mos luaj me kartë nacionaliste

Lëvizja Besa sot ka akuzuar liderin e BDI-së, Ali Ahmetin se në krize të partisë së tij i rikthehen retorikës nacionaliste për të fituar vota.

“Reprizat e Ali Ahmetit dhe BDI-së tashmë janë të njohura për opinionin. Në momente krize të BDI-së, Ahmeti dhe partia e tij i rikthehen retorikës nacionaliste për të fituar vota. Kjo retorikë e Ahmetit dërgon ujin në mullirin e Levicës, që të nxit shqiptarët në emër të patriotizmit të rrejshëm të BDI-së të votojnë subjektin në fjalë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Politikat nxitëse të BDI-së, theksojnë nga atje, nuk i japin rrugë vendit për integrimin në strukturat euroatlantike, përkundrazi edhe më shumë vështirësojnë jetën e qytetarëve.

“Ngjarjet kur nxënësit shqiptar rriheshin nëpër autobuse në Shkup janë ende të freskëta, prandaj vendi ynë së bashku me të gjitha etnitetet që jetojnë në RMV, duhet të integrohen në BE, si popuj të bashkuar dhe të unifikuar.

Në momente kur ai dhe partia e tij po dështojnë në të gjitha drejtimet, ai po mundohet me politikë qorre të dërgojë vendin në humnerën e konfliktit ndëretnik. BDI duhet të lërë politikat nxitëse, por të jep llogari për dështimet 20 vjeçare, sesi nuk kanë arritur që të realizojnë projekte kapitale nëpër vendbanimet shqiptare. Vendin e ka kapluar krimi dhe korrupsioni dhe dështimet e qeverisë janë të njëpasnjëshme. Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për konflikte ndëretnike”, thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Exit mobile version