Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa me 11 kandidatë në garë për zgjedhjet lokale

Lëvizja Besa në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të garojë me 11 kandidatë për kryetarë komunash dhe 23 bartës së listave për këshilltarë.

Nga kjo parti thonë se “hyjnë në garë me kandidatët më të mirë, me njerëz profesionist, me integritet dhe dinjitet, të cilët me mirë do mund të artikulojnë zërin e qytetarëve dhe janë të gatshëm që të japin gjithçka nga vetvetja dhe #MeKaKrejt të hyjnë në garën e zgjedhjeve lokale”.

Kandidatët për kryetarë komunash nga Lëvizja Besa:

1. Bilall Kasami – Tetovë
2. Fadil Zendeli – Gostivar
3. Kastriot Rexhepi – Çair
4. Blerim Sejdiu – Zhelinë
5. Fatmir Sabriu – Bogovinë
6. Daut Memishi – Tearcë
7. Hasim Murtezani – Saraj
8. Abdulla Qazimi – Strugë
9. Luan Ramadani – Likovë
10. Agim Kera – Dollnen
11. Senad Ahmeti – Vrapçisht.

Exit mobile version