Lëvizja Anti-bixhoz e cila kundërshton kazinotë dhe bastoret sportive në vendbanime nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’ u bëjnë thirrje deputetëve të Maqedonisë.
“Para se të votoni, mendohuni mirë, mos votoni ligj për lojërat e fatit i cili nuk është në përputhje me kërkesat e Lëvizjes Anti-Bixhoz dhe pritshmëritë e qytetarëve të shprehura në protesta disa herë me radhë – kërkesa e së cilës është dislokim të atyre objekteve 3 km jashtë vendbanimeve dhe i tillë nëpërmjet votës tuaj duhet të kaloj me çdo kusht”, shprehen nga kjo lëvizje, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se vota kundër mund të jetë vota e fundit si përfaqësues të qytetarëve, duke aluduar kështu se populli për këtë veprim nuk do t’i zgjedhë si deputet./Telegrafi/