Site icon Telegrafi

Lëvizja Anti-bixhoz: Kryetari i Kuvendit premtoi se nuk do të nënshkruajë ligj që nuk është sipas kërkesave tona

Lëvizja Anti-bixhoz në Tetovë, thekson se gjatë ditës së hënë kanë realizuar takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, prej të cilin kanë marrë premtim se nuk do të dekretojë ligj i cili nuk parasheh që kazinotë dhe bastoret të largohen 1 kilometër nga vendbanimet.

“Propozimi i Talat Xhaferit ishte që 1 kilometër në vijë ajrore nga institucionet me interes publik, por në qoftë se nuk do të haset mirëkuptim me ministrit, Xhaferi tha se unë jam ai që nuk do ta nënshkruajë ligjin. Na e tha duke pirë kafe, por këtë nuk e kemi pranuar pasi që qëndrimi ynë është i njohur, pra 3 kilometer”, thanë nga Lëvizja Anti-bizhoz.

Ata thanë se kanë pasur takim edhe me deputetët të cilët janë anëtarë në Komisionin për Financim dhe Buxhet, ndërkaq kërkesat e dala nga protesta anti-bixhoz më 21 dhjetor të vitit 2018 në Tetovë, i kanë dorëzuar edhe deri te kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

“Ne si lëvizje vlerësojmë se amendamentet tona për sa i përket distancave dhe institucioneve hasën në papajtueshmëri me deputetët. Ata nuk janë të gatshëm për 3 kilometërshin, ndërkaq ne qëndrojmë në kërkesën tonë deri në fund”, thonë nga Lëvizja.

Për arsye se nuk po pranohet kërkesa e tyre, nga lëvizja u bëjnë thirrje liderëve politik, e veçanërisht atyre shqiptarë, që të realizojnë takim urgjent me ata.

Exit mobile version