Telegrafi

Lëvizi guximshëm barkën, prej liqenit në tokë dhe e ktheu sërish në ujë (Video)

Brad Dwernychuk e ka filmuar ngasësin e panjohur, që bëri një lëvizje të rrezikshme me barkë në liqenin Tuchodi në Alberta të Kanadasë.

Lundra ka kaluar nëpër një rrip mjaft të gjerë toke, për të kaluar në pjesën tjetër të liqenit, transmeton Telegrafi.

“Nuk iu besuam dhe menduam se do të dështonin, kur na thanë se do të hidhen me barkë nëpër tokë”, ka shkruar Dwernychuk në videon e postuar.

Ngjarja që ngjanë me filmat aksion, është përhapur në rrjetin social për faktin që përfundoi me sukses. /Telegrafi/