Telegrafi

I lëvizë karrigia para syve, vajza nga Kardifi pretendon se kafiteria e saj u “pushtua nga fantazmat” – madje ka publikuar pamjet e këtij momenti

Menaxherja e një kafiterie pretendon se “fantazmat” kanë pushtuar lokalin e saj.

Hayley Budd, 33-vjeçe, që punonte në kafiterinë Landsdowne në Cardiff, thotë se ishte dëshmitare e një aktiviteti paranormal, transmeton Telegrafi.

Ajo po qëndronte ulur në karrige dhe po lexonte diçka në telefon, kur karrigen tjetër që e kishte përballë filloi të lëvizte.

E duke mos qenë e bindur se kishte parë karrigen duke lëvizur, vendosi t’i publikojë pamjet e kamerave të sigurisë.

Aty shihet se si karrigia lëviz kur ajo ishte jo larg saj, e për ta mbështetur teorinë e saj – publikoi edhe momentin kur një kornizë e pikturë e varur në mur lëvizte derisa ajo ishte brenda banakut. /Telegrafi/