Telegrafi

Lëviza Besa: Qeveria ende vazhdon të mbetet në këmbë të qelqta

Lëvizja Besa thotë se edhe përkundër inkuadrimit të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, kjo e fundit vazhdon të mbetet jo stabile.

Nga Lëvizja Besa thonë se edhe atyre vazhdojnë t’u bëjnë oferta për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

“Jo më larg se mbrëmë, nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev edhe një herë, e për të disatën herë e përsëriti kërkesën e tij drejtuar Lëvizjes BESA për t`iu bashkuar kësaj Qeverie. Kjo ftesë, si duket Lëvizjes BESA i bëhet, gjithnjë kur Qeveria e kupton se edhe përkundër zgjerimit ajo rrinë në këmbë të qelqit. I bëjmë me dije LSDM-së së, Lëvizja BESA, është parti e dalë nga populli, me ideal, me koncept dhe moral të fortë, andaj po ua themi troç se, Lëvizja BESA, nuk shet interesat e popullit për një apo dy kolltukë, sepse pikërisht ky popull na e dha besimin e tij dhe po na rrit dita ditës”.

“Është shumë e turpshme të vazhdosh të flasësh për këtë Qeveri, dhe funksionimin e saj, kur brenda vetëm pak minutash, ju vetë e demantuat veten, duke u shprehur në të njëjtin emision se, po ju citojmë “Gjyqësori është në situatë alarmante, ndërsa shpresoni në vetingun si nismë për rregullimin e tij”. Në cilin veting shpresoni, atë që e proklamoni bashkë me BDI-në e tani edhe me ASH-në dhe asnjëherë nuk e filluat?”

“Për cilin veting në gjyqësor flisni dhe kënd do e lustroni në gjyqësor, ata që ju vetë i vendosët nëpër ato kolltukë, vetëm e vetëm për të shpëtuar veten tuaj, BDI-në dhe Aleancën nga keqpërdorimet që keni bërë, nga korrupsioni i cili po lulëzon? Për cilin veting flisni, kur para vetëm dy muajsh, departamenti Amerikan i shtetit duke parë pa aftësinë tuaj për tu marrë me korrupsionin në shtet, dërgoi njerëz të vetë për ta bërë këtë apo këtë thirrje e bëni me qëllim që ta ndani turpin që ju pret nga raporti mbi korrupsionin”, thonë nga Lëvizja Besa.

Në fund kërkojnë që Qeveria të shpallë zgjedhje të parakohshme kuvendare, në mënyrë që sipas tyre, të përfundojë krimi në vend./Telegrafi/