Telegrafi

Levis, me modele të reja të xhinseve

Edhe pse firma “Levis” 75 vite të tërë nuk e ka ndryshuar madhësinë e prodhimit të xhinseve, pasi i skanoi trupat e 60 mijë femrave anekënd botës, i nxori në treg tre modelet e xhinseve, duke garantuar se përfundimisht e ka zgjidhur problemin me celulitin e padëshiruar.

Prapanica e shtrënguar së tepërmi dhe shtresat yndyrore, rrallë herë mund të duken seksi. Zakonisht ata janë shkas i zakonshëm për situata të pakëndshme, kur duhet ta maskojmë trashësinë.

Përkundër faktit se tri gra mund ta kenë mjedis të njëjtë, prapëseprapë madhësia e prapanicës dhe kryqeve janë vendimtare për atë se a u përshtatet atyre numri i njëjtë i xhinseve. Për këtë arsye, “Levis” e gjeneralizon figurën e femrës në tre modele të ndryshme: në “Bold”(Bold), që më së shumti do t’i përshtatej figurës së Beyonce ose Jennifer Lopez, pastaj ‘Demi’, model i përshtatshëm për Charlize Theron dhe ‘Slight’ për trupin e Lucy Liu. /Telegrafi/