Site icon Telegrafi

Leverkuseni mposht Bayernin me rikthim

(Foto: Twitter/Bayer 04 Leverkusen)

Bayer Leverkuseni e ka mposhtur Bayern Munichun (2-1) në BayArena, në kuadër të javës së 25-të në Bundesliga.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 22-të nga Joshua Kimmich, i asistuar nga Leon Goretzka dhe me epërsi minimale të mysafirëve, skuadrat shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë, vendasit u rikthyen duke e barazuar rezultatin me golin e Exequiel Palacios nga pika e bardhë (53’).

(Foto: Twitter/Bayer 04 Leverkusen)

Një tjetër penallti u akordua për nikoqirët dhe sërish i saktë nga pika e bardhë ishte Palacios (73’).

Deri në mbyllje të takimit, bavarezët nuk ia dolën të shënonin gol tjetër dhe kështu përjetuan humbjen e tretë sezonale.

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Pas kësaj humbjeje, Bayern Munichu ka mbetur një pikë prapa Borussia Dortmundit në tabelën e Bundesligas.

Bayer Leverkuseni është ngritur në kuotën e 37 pikëve dhe në vend të tetë për të vazhduar garën për pozitat evropiane.  /Telegrafi/

Exit mobile version