Telegrafi

Leverkusen rikthen kreun

Mysafirët e Mainz kaluan të parët në epërsi me golin e mbrojtësit Tim Hoogland, por vendasit arritën ta përmbysin rezultatin që në pjesë të parë duke shënuar tre gola me anë të Michal Kadlec (15’), Tranquillo Barnetta (19’) dhe Toni Kroos (20’).

Mainz ngushtoi disavantazhin në minutën e 67-të me anë të Niko Bungert, por dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes, Eren Derdiyok vulosi fitoren e Leverkusen.

Për Mainzin gjatë tërë pjesës së parë të ndeshjes ka luajtur edhe mesfushori shqiptar Jahmir Hyka.

Fitore ka shënuar edhe Hamburg që ka mposhtur Freiburgun me rezultat 2-0 në fushë vendore me golat e Marcell Jansen (7’) dhe Mladen Petric (55’).

Bayer Leverkusen mban kreun e tabelës së Bundesligës me 38 pikë, dy më shumë se Bayer Munich dhe katër më shumë se Hamburg dhe Schalke. Kjo e fundit mund të rikthejë pozitën e dytë nëse shënon fitore në takimin e nesërm ndaj Nurnbergut./Telegrafi/