Site icon Telegrafi

Leverkusen ia rrëmben objektivin Bayernit

Bayer Leverkusen ka arritur marrëveshje me skuadrën belge Genk për transferimin e sulmuesit Leon Bailey.

19-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me klubin e famshëm belg duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar në 10 të tjerë.

Mediat gjermane kanë raportuar se Leverkusen ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit xhamajkan për 10 milionë euro.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet brenda 72 orëve.

Kujtojmë që në garë për talentin e madh ishte edhe gjiganti gjerman Bayern Munich, por duket se Bailey ka preferuar Leverkusenin për shkak të konkurrencës më të vogël. /Telegrafi/

Exit mobile version