Telegrafi

Lëvdata për shoferin që ndaloi autobusin në trafik të ngjeshur, për të ndihmuar një të moshuar (Foto)

Kevin Calvert po bënte udhëtimin e zakonshme prej Leeds për në Bradford të West Yorkshire, kur vërejti se autobusi ndaloi në një vend të pazakonshëm dhe po vonohej.

Me të shikuar nga dritarja, 30-vjeçari pa shoferin që kishte kapur për krahu një grua të moshuar dhe po i ndihmonte të kalonte rrugën, transmeton Telegrafi.

Shoferi në ndihmë të kalimtares së moshuar

“Udhëtari që kisha afër, më tregoi për veprimin që bëri drejtuesi i autobusit dhe arrita të shkrepja një fotografi. Të gjithë duartrokitën kur ai u kthye”, ka shkruar Calvert lidhur me rastin.

Imazhi që po qarkullon në rrjetet sociale, është pëlqyer në masë të madhe, si dhe mblodhi lëvdata për kujdesin dhe mirësjelljen e shoferit që ende nuk dihet se kush është. /Telegrafi/