Site icon Telegrafi

Lëvdata për Propozim-ligjin e ri kundër diskriminimit në Maqedoni

Ligji i ri për mbrojtje nga diskriminimi parasheh zgjerimin e bazës së diskriminimit, rritjen e punës për Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi dhe profesionalizimi i tij, si edhe përcaktimi i kompetencave.

Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale e mbron këtë ligj, duke thënë se zgjidhja është e mirë pasi që është në pajtim me standardet evropiane dhe ato ndërkombëtare.

Jeff Goldstein, përfaqësues i OSBE-së në Maqedoni thotë se një ligj i këtillë do ta forcoj mbrojtjen nga diskriminimi, dhe se do të ndërtoj shoqëri të barabartë për të gjithë.

Edhe Silva Peshiq, nga Zyra e të dërguarit të lartë të OKB-së në Maqedoni thotë se ligji ofron udhëzime të qarta se si të veprohet gjatë mbrojtjes së qytetarëve nga diskriminimi. /Telegrafi/

Exit mobile version