Dave Bunker nga Skegness i Anglisë, e ka ndihmuar një grua të moshuar, që e kishte humbur rrugën dhe nuk ka mundur ta zë autobusin.
Për pasojë, ajo është dashur të shkojë në shtëpi duke ecur, ndërsa kishte një çantë mjaft të rëndë me gjërat që i kishte blerë, transmeton Telegrafi.
Për këtë arsye, polici e ka kapur për dore dhe ia ka bartur çantën, derisa e ka përcjell për disa kilometra deri te vendi ku jeton.
Fotografia që e shfaq këtë vepër bamirëse është postuar në Twitter, ndërsa ka marrë më se 20 mijë pëlqime dhe shumë komente pozitive.
“Policët nuk janë vetëm në ndjekje të krimit, por edhe për të bërë gjëra të ndryshme bamirëse”, shkruan përbri imazhit të publikuar.
Pasi është identifikuar polici, departamenti ku ai shërben e ka nderuar me një dekoratë.
Mirëpo, Bunker është shprehur modest, duke thënë se të gjithë policët do ta bënin një veprim të tillë. /Telegrafi/