Te Barcelona besojnë se kanë vepruar në përputhje me rregulloren e Kupës së Mbretit, me lidhje futjen e lojtarit Chumi kundër Levantes, por që kundërshtarët e tyre kanë njoftuar se do të apelojë në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF), pikërisht në Komitetin e Apelit.
Ankesa do të bëhet pasi që sot gjyqtari i komitetit të konkurrencës në FA spanjolle vendosi të premten që ankesa e tyre të hedhet poshtë shkaku i afateve.
Shorti është hedhur dhe Barcelona do të përballet me Sevillan.
Por Levante që humbi me rezultat të përgjithshëm 4-2 nga Barcelona, kjo nuk ka mjaftuar dhe do ta apelojnë.
“Levante dëshiron të informojë se pas gjykimit të bërë nga gjyqtari i vetëm i konkurrimit, i cili deklaroi se nuk ka pasur ndonjë problem me FC Barcelonën që ka futur një lojtar pa të drejt loje”.
“Levante do të apelojë këtë pasdite në Komisionin e Ankesave të federatës në mënyrë që komisioni të mund ta zgjidh çështjen sa më shpejt që të jetë e mundur “, thuhet në deklaratën e klubit.
El Mundo zbuloi fillimisht më 10 janar se Chumi nuk kishte të drejt loje.
Kjo pasi ishte i pezulluar me ekipin e Barcelona B.
Presidenti i klubit, Quico Catalan, thotë se rregullat janë thyer nga gjigantët katalanas.
“Ka prova të forta dhe ne e miratojmë të drejtën gjyqësore. Ne do të shterojmë të gjitha rrugët ligjore në këtë rast”, ka thënë ai. /Telegrafi/