Telegrafi

Levante nuk ia plotëson kushtet Mustafit, shqiptari drejt Genoas

Shkodran Mustafi është gjithmonë e më afër marrëveshjes me Genoam, ndërsa Levante ka rënë poshtë si opsion shkaku i pagave të tij. 

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi është liruar nga Schalke 04 si lojtar i lirë në fund të sezonit të shkuar.

Mustafi ka kërkuar pagë prej 1.4 milion euro në vit plus bonus për çdo gol që shënon.

Kjo pagë ishte shumë e madhe për Levanten, që ishte në bisedime me 29-vjeçarin.

Megjithatë, Genoa tani duket se është afër marrëveshjes me Mustafin dhe sipas mediave italiane marrëveshja do të mbyllet javën e ardhshme. /Telegrafi/