Real Madridi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Levantes me rezultat 2-1 në kuadër të javës 20-të në La Liga.
Real Madridi e nisi keq takimin pasi në minutën e 9-të, Eder Militao u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes së gjyqtarit në VAR.
Por vetëm pas katër minutash, Real Madridi kaloi në epërsi. Ishte Marco Asensio që shënoi për 1-0.
Por në minutën e 32-të u barazuan shifrat. Ishte Jose Morales që shënoi për 1-1.
https://www.youtube.com/watch?v=AfHUA5jGeqs&ab_channel=ExcelsiorTV7
Edhe pse skuadrat u munduan në pjesën e parë nuk arritën të shënonin.
Levante në pjesën e dytë fitoi penallti në minutën e 63-të. Nga pika e bardhë gjuajti Marti Roger, por Thibaut Courtoi bëri një pritje të bukur, duke ia mohuar golin.
Por me një lojtar më pak mbretërit e kishin të vështirë të dominonin këtë takim.
Kjo u pa edhe në minutën e 78-të kur Levante mori epërsinë për herë të parë në këtë takim.
Protagonist ishte Enis Bardhi që dha një asistim të bukur për Marti Roger i cili në zonë gjuajti bukur dhe shënoi për 2-1.
Enis Bardhi Assist against Real Madrid!
Fantastic cut back from Bardhi to teammate Roger Marti who does the rest with a tidy finish.
Levante lead Real 2-1 away from home.#BardhiBackpic.twitter.com/3UeYrMZZ4M
— Football Macedonia (@MacedonianFoot) January 30, 2021
Deri në fund nuk kishe më gola dhe Real Madridi mbeti në pozitën e dytë me 40 pikë, shtatë më pak se Atletico Madridi që ka edhe dy ndeshje më parë.
Levante në anën tjetër ngjitet në pozitën e nëntë me 27 pikë. /Telegrafi/