Site icon Telegrafi

Levante mendon për ankesë ndaj Barcelonës, për futjen e lojtarit pa të drejt në lojë

Presidenti i Levantes, Quico Catalan (Foto: marca)

Levante po konsideron seriozisht ankesën për formacionin fillestar të Barcelonës për ndeshjen e Copa del Rey, ku Chumi edhe pse ishte i pezulluar, e kishte filluar ndeshjen.

Problem për Levanten është se afati i fundit për ankesë ka kaluar pasi është më vonë se 48 orë pas ndeshjes.

Si e tillë, skuadra ligjore e Levantes po i peshon opsionet, ku edhe ata vet pas publikimit të lajmit nga El Mundo, kanë shqyrtuar mundësitë dhe kanë hulumtuar për rastin.

Për tu siguruar që tifozët e tyre e kuptuan situatën, Levante botoi një deklaratë.

Lexo po ashtu Barcelona kundër Levantes kishte futur në lojë futbollist të dënuar, por i shpëton eliminimit?

“Skuadra ligjore në klub po studion formacionin e FC Barcelonaës, për të cilin u raportua në media sot, për ndeshjen e parë të 16-të në Copa del Rey”, thuhet aty.

Duke marr parasysh se Federata Spanjolle e Futbollit ka njohur se Barcelona ka luajtur me një formacion fillestar të papërshtatshëm, Levante është pothuajse moralisht e detyruar që së paku të paraqesë një ankesë.

Schumi që luajti me pesë kartonë

Ata, megjithatë, e pranojnë se do të jetë e vështirë pasi ata kishin kohë deri në ora 14:00 të hënën që sapo shkoi.

Edhe nëse paraqitet ankesë; gjasat për të vepruar tani janë minimale.

Koha gjithashtu po mbaron për Levante, pasi sonte e luajnë ndeshjen e dytë me Barcelonën në Camp Nou./Telegrafi/

Exit mobile version