Telegrafi

Levante e nxjerr në shitje Sadikun

Armando Sadiku duket se nuk do të vazhdoj të jetë pjesë e Levantes.

Sulmuesi shqiptar iu bashkua klubit spanjoll gjatë afatit kalimtar të janarit nga Legia e Varshavës.

Sadiku iu bashkua Levantes në janar për një shumë prej një milionë eurove.

Por sulmuesi nga Elbasani nuk ka lënë shenja në La Liga duke mos arritur të shënojë asnjë gol.

27-vjeçari ka luajtur në vetëm gjashtë ndeshje ndërsa shpesh herë e ka parë vetën edhe në tribuna.

Sipas asaj që ka shkruar ‘Marca’, trajneri Paco Lopez nuk llogaritë më në shërbimet e Sadikut.

Klubi nga Valencia po kërkon shitjen e sulmuesit dhe dëshira e tyre është të fitojnë rreth një milionë euro.

Besohet se Sadiku ka preferuar rikthimin në kampionatin zviceran. /Telegrafi/