Levante ia ka shkaktuar humbjen e parë Barcelonë këtë sezon në La Liga duke e mundur kështu me rezultat 5-4 në Estadi Ciutat de Valencia.
Vendasit befasuan me lojën e mirë dhe ishte një rezultat i merituar në fund.
Goli i parë në takim erdhi nga Emmanuel Boateng në minutën e nëntë, pastaj Enis Bardhi kishte një rast në minutën e 12-të.
Boateng shënoi edhe një herë në minutën e 30-të, ndërsa Coutinho (38′) shënoi golin e vetëm për katalunasit në pjesën e parë.
Bardhi shënoi në minutën e 46-të një gol të bukur, ndërsa Boateng kompletoi het-trikun pas tre minutash.
Shqiptari Enis Bardhi shënoi edhe një herë në minutën e 56-të pas një kundërsulmi, ndërsa Coutinho me një dy golësh (59′, 64′) ngjalli shpresat e mysafirëve për së paku një barazim.
Luis Suarez shënoi në minutën e 71-të nga pika e bardhë për të bërë këtë ndeshje më dramatike.
Ndeshja e bukur vazhdoi deri në fund, me shumë raste, por pa gola.
Barcelona që tashmë ka siguruar titullin dhee vazhdon në vendin e parë me 90 pikë, kurse Levante në pozitën e 15-të me 46 pikë.
Në xhiron e fundit Barça luan ndaj Real Sociedadit, kurse Levante udhëton te Celta Vigo. /Telegrafi/