Levante do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) pasi masa e tyre fillestare u refuzua në rastin e Copa del Rey.
Klubi i LaLiga pretendon se Barcelona ka inkuadruar një lojtar që nuk ka pasur të drejt të paraqitet në ndeshjen e parë, por ankesën e tyre e refuzoi Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF).
Te Barcelona besojnë se kanë vepruar në përputhje me rregulloren e Kupës së Mbretit, me lidhje futjen e lojtarit Chumi kundër Levantes.
“Levante do të paraqesë një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sportin”, shkruante klubi në Twitter.
El #LevanteUD presentará recurso ante el Tribunal de Arbitraje Deportivo del Consejo Superior de Deportes tras la resolución del Comité de Apelación de la @rfef que confirma el archivo de la reclamación por alineación indebida del @FCBarcelona_es en los octavos de #CopadelRey.
— Levante UD (@LevanteUD) January 21, 2019
Levante mundi Barcën 2-1 në shtëpi në ndeshjen e parë, por në të dytën pësuan humbje me rezultat 3-0.
Megjithatë, RFEF në fund refuzoi ankesën e Levantes për shkak se u parashtrua shumë me vonesë.
Shorti i çerekfinales tashmë është hedhur, ku Barca do të luajë të mërkurën ndeshjen e parë kundër Sevillas. /Telegrafi/