Telegrafi

Levante 1-0 Real Madrid, nota e Bardhit dhe të tjerëve

Real Madridi është mposhtur në udhëtim te Levante me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Pas barazimit ndaj Celta Vigos në shtëpi, Mbretërit kanë lëshuar përsëri terren dhe kësaj radhe janë mposhtur nga Levante.

Goli i vetëm në këtë fitore të vendasve u shënua në minutën e 79-të nga Jose Morales.

Lexo po ashtu Reali mposhtet befasisht nga Levante, bie në vendin e dytë para El Clasicos ndaj Barcelonës

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i Levantes, Aitor Fernandez, i cili u notua me 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për Lucas Vazquez dhe Pablo Martinez, të cilët u notuan me 5.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, i cili pati paraqitje superiore duke u vlerësuar me notë 7.9.

Levante:

Real Madrid:

/Telegrafi/