Site icon Telegrafi

Levada Center: Pritshmëritë e rusëve kundër arrestimit të Alexi Navalnyt në nivelin më të lartë në dy dekadat e fundit

Pritshmëria e rusëve ndaj protestave kundër arrestimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny është më i larti në 20 vite.

Kështu thuhet në hulumtimin e fundit të Institutit të pavarur Levada Center në lidhje me ndërgjegjësimin dhe pritshmërinë e rusëve në lidhje me protestat e fundit kundër arrestimit të opozitarit rus.

Të dhënat tregojnë se niveli i pritshmërisë dhe ndërgjegjësimit të rusëve për të protestuar në mbështetje të kritikut të presidentit Vladimir Putin është më e larta në vitet e fundit, ku 80 për qind e të anketuarve janë në dijeni për protestat e fundit.

Kjo vlerë e ndërgjegjësimit të rusëve për protestat e fundit kundër arrestimit të Alexei Navalnyt, i përgjigjet shifrës që ishte në vitin 1998, vit kur Rusia përballej me krizë ekonomike dhe protesta të shumta.

Të dhëna e dala nga hulumtimi tregojnë se më shumë se 20 për qind e respondetëve i kishin ndjekur nga afër protestat kundër arrestimit të Navalnyt, 59 për qind e të anketuarve kishin dëgjuar për protestat, ndërsa vetëm 19 për qind e të anketuarve nuk dinin asgjë për protestat.

Nëse analizohen grup moshat, përqindja më e madhe e atyre që i kishin ndjekur nga afër protestat është grup mosha prej 18-24 vjetarëve, ku 27 për qind e tyre kanë deklaruar se i kanë ndjekur nga afër protestat, 58 për qind kishin dëgjuar për protestat, ndërsa vetën më pak se 15 për qind nuk kishin njohuri për protestat në mbështetje të Navalnyt.

Levada Center thotë se vërehet një rritje e numrit të rusëve që nuk mbështesin politikat autokratike të Putinit dhe rritje të ndërgjegjësimit dhe pritshmërie për protesta, në lidhje me zhvillimet e fundit politike, si dhe krizën ekonomike e cila manifestohet me rritjen e papunësisë dhe zvogëlimit të fuqisë blerëse, si pasoj e inflacionit dhe zhvleftësimit të rublës ruse.

Derisa sa në njërën anë ka ndërgjegjësim të rusëve për të protestuar, në anën tjetër ka rënie të besimit të rusëve në Putinin, ku në bazë të hulumtimit besimi për presidentin është më i ulëti në vitet e fundit, ku nga 59 për qind sa ishte në vitin 2017, në janar të vitit 2021 ka rënë në vetëm 29 për qind. /RTK/

Exit mobile version