Janë vëlla e motër dhe kanë filluar shkëlqimin në estradë.
Fjala është për dyshen nga Kamenica, Leutrim dhe Leunora Llozani që kanë sjellë një tjetër këngë të re.
Në fakt është një ‘cover’ i këngës S’mundem me u nda që dyshja e ka sjellë në një tjetër version.
Kjo këngë e Leutrimit dhe Leunorës erdhi pas suksesit të madh që dyshja e talentuar patën me këngën e tyre ‘Gabimi’.
Leutrimi dhe Leunora janë pjesë në Llozani Band ku po vazhdojnë të jenë të angazhuar në mbrëmje të ndryshme argëtuese dhe festa familjare.
Dyshja ka thënë për Telegrafin se së shpejti pritet të vijnë me projekte të reja por që i kanë lënë befasi për adhuruesit e tyre. /Telegrafi/