Telegrafi

Let’s Do It Kosova prezanton aktivitetet për Ditën e Pastrimit të Botës

Let’s Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezantohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës, qe do te mbahen nesër.

Pjesë e konferencës do të jenë edhe përfaqësues ndërkombëtarë të Let’s Do It World!

Let’s Do It Kosova është duke e koordinuar fushatën globale të pastrimit këtë vit dhe të njëjtën do ta bëjë edhe vitin tjetër. Pjesë e kësaj fushate janë më shumë se 150 shtete të botës.