Site icon Telegrafi

“Let’s do it Kosova” pastron nesër lumin Istog

Me moton e fushatës së këtij viti “Mos t’shoh tu gjujt ma”, iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” nesër vazhdon aktivitetin e saj në lumin Istog.

Ky është njoftimi që ka lëshuar iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” ku post tjerash thuhet se në fokus të aktiviteteve të tyre këtë vit janë lumenjtë.

Pastrimi do te fillojë përgjatë rrjedhës së lumit në vendin e quajtur “Ura e Istogut” në fshatin Prekallë.

Përpos largimit të mbeturinave në brigjet e lumit vullnetarët e “Let’s do it Kosova” do të vazhdojnë me pastrimin e deponisë ilegale të mbeturinave në vijën ndarëse në mes fshatrave Sebobran dhe Kovragë.

Iniciativa u bënë thirrje të gjithë banorëve të lokaliteteve në të cilat organizohen aksionet e pastrimit të dalin të bashkëngjiten dhe më pas të vazhdojnë të kujdesen për hapësirat e pastruara.

“Aksionet e pastrimit do të organizohen së bashku me ndërmarrjen regjionale të pastrimit “Ambienti” në Istog të cilët kanë ofruar makinerinë dhe një pjesë të punëtorëve, ndërsa Let ’s do It Kosova ka ofruar shpenzimet e karburantit dhe mjetet e tjera logjistike”, thuhet në komuni8katën për media të iniciativës.

“Ta Pastrojmë Kosovën” njofton se aksionet e pastrimit do të vazhdojnë çdo javë nëpër lokalitete të ndryshme të vendit deri me 24 Maj kur është dita e aksionit nacional ‘Ta Pastrojmë Kosovën’ i cili zhvillohet në të gjitha Komunat. /Telegrafi/

Exit mobile version