Telegrafi

Let’s Dance ngjarja tradicionale e organizuar nga Action for Mothers and Children rikthehet me edicionin e saj të 8-të

Organizata Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC), po e vazhdon traditën shumëvjeçare të organizimit të ngjarjes “Let’s Dance”.

Në vitin e 8-të me radhë, kjo ngjarje sërish sjell bashkë shumë mbështetës, dashamirë e donatorë besnik ndaj misionit tonë.

Prej më për më shumë se një dekade, AMC ka ndihmuar në uljen e normave të vdekshmërisë së foshnjave dhe sëmundshmërisë së nënave në Kosovë.

Kjo është arritur falë projekteve dhe programeve të shumta me donatorë vendorë e ndërkombëtarë.

Në edicionin e këtij viti, “Let’s Dance” i dedikohet fëmijëve me sëmundjen e diabetit.

Në vitin 2023 AMC, ka implementuar projekte për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në vlerë rreth 600,000.00 Euro, si dhe janë dhurar donacione për institucionet shëndetësore publike në vlerë rreth 60,000.00 Euro.

“Let’s Dance” do të mbahet më 18 shtatorKlan Arena, me fillim nga ora 19:30

Gjatë mbrëmjes do të ketë fjalime, mundësi rrjetëzimi shoqëruar pastaj me një atmosferë të bukur me muzikë live nga Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra. 

Bileta për pjesëmarrje në këtë ngjarje kushton 25 € dhe përfshin ushqim dhe pije të pakufizuar. 

Të gjitha fondet e mbledhura nga sponsorizimet dhe shitja e biletave do të përdoren për t’i ndihmuar fëmijët që të marrin kujdesin e duhur mjekësor dhe të vazhdojnë të jetojnë të shëndetshëm.

Biletat për ngjarjen Let’s Dance mund t’i bleni online në Rave Travel duke klikuar në këtë link!