Wang Kai nga Zhengzhou i Kinës, i ka mahnitur shikuesit, me aftësinë e tij, për të ngulitur letrat e zakonshme të lojës.
Me shumë saktësi, 11-vjeçari i hidhte letrat dhe i nguliste ato nëpër sipërfaqe të forta, si në lëvoren e shalqirit apo edhe në një dërrasë, transmeton Telegrafi.
Secilën letër që e hodhi ai, është ngulitur thellë në shalqi, duke e qarë atë në disa pjesë sikur të ishte një thikë e mprehtë.
Këtë teknikë që e ka parë në një film, e ka mësuar vet dhe e praktikon për një kohë të, ndërsa tani ushtron që ta bëjë sa më mirë. /Telegrafi/