Site icon Telegrafi

Letra tmerruese e djalit që ishte pjesë e ISIS-it: “Mos mbani zi për mua, do martohem me virgjëresha”

Një adoleshent i ka dhënë fund jetës së tij dhe ka lënë pas një letër, në të cilën shpjegonte arsyet e vetëvrasjes.

Djali i ri në moshë ishte pjesë e ISIS dhe në letër shpjegon se familja nuk e kishte martuar, ndaj ai kishte vendosur të kryente aktin ekstrem.

“Familja ime e dashur, më falni. Mos u mërzitni dhe mos vishni rroba të zeza të zisë. Ju kërkova të më martoni dhe ju më refuzuat. Kështu, me ndihmën e zotit unë do të martohem me 72 virgjëresha në parajsë”, – shkruante 15-vjeçari në letër.

Vitin e shkuar nxënësi Alaa Abd al-Akeedi hodhi veten në erë nëpërmjet një bombe, duke vrarë kështu edhe disa ushtarë irakianë.

Letra e tij nuk iu dorëzua kurrë familjes.

Ajo ishte mes shumë letrave që ‘ushtarët’ e ISIS linin pas, para se të kryenin vetëvrasje, duke vrarë njerëz të tjerë. /javanews.al/

Exit mobile version