Juventus, Real Madrid dhe Barcelona i dërguan një letër të përbashkët klubeve që u tërhoqën nga Superliga Evrpiane, me Milanin që u tërhoq i fundit, duke i paralajmëruar ata për ‘një shkelje materiale’ të marrëveshjes.
Kishte 12 klube themeluese që u regjistruan në projekt, por nëntë – Interi, Milani, Atletico Madrid, Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal – u tërhoqën dhe nënshkruan një angazhim zyrtar me UEFA-n.
Të tre klubet e mbetura lëshuan një deklaratë të përbashkët sot, por Marca dhe New York Times këmbëngulin se kishte një letër tjetër dërguar klubeve rebele më 6 maj.
Raportimet gjithashtu deklarojnë se Milani ishte i fundit që u tërhoq nga projekti, duke lënë vetëm Juven, Barcan dhe Real Madridin.
Kjo letër nxiti klubet të “rishikojnë” dhe paralajmëroi për pasoja të rënda ligjore nëse nënshkruajnë përsëri me UEFA-n, pasi kjo përfaqësonte një ‘shkelje materiale’ të marrëveshjes së themeluesve.
Ndërsa treshja duket se synon të vazhdojë betejën e tyre ligjore, rebelimi i nëntë nga 12 klubet mund të sjellë një ndryshim të madh.
Është raportuar se dokumenti origjinal i themelimit deklaroi se i gjithë projekti do të shpërbëhej nëse 70 për qind e atyre klubeve largoheshin. /Telegrafi/