Antonio Conte njihet si trajner karizmatik, ndërsa në ndeshjen e djeshme ndaj Romës, ai ua dha lojtarëve një letër të formatit A4.
Chelsea ishte duke fituar me rezultat 2-1 me golat e David Luiz e Pedro, por që e humbën këtë kryesim në fund.
Trajneri italian deshi të ndërrojë taktik dhe këtë e beri me një letër, por nuk i shkoi edhe aq mirë.
Conte fillimisht ia dha letrën David Zappacostas, pastaj ai e dërgoi te Cesc Fabregas, njeriut për të cilin ishte dedikuar ajo letër.
Ish lojtari i Arsenalit pasi e lexoi ia dorëzoi gjyqtarit të ndeshjes Damir Skomina.
Pas letrës Blutë pranuan edhe dy gola dhe rezultati shkoi në 3-2.
Ishte Eden Hazard ai që barazoi shifrat në fund për t’i dhënë Chelseat një barazim 3-3.
Për Romën dy gola i kishte shënuar Edin Dzeko dhe një Aleksandar Kolarov. /Telegrafi/