Departamenti i policisë në Waco, ka publikuar një letër vërtet prekëse të vajzës së një prej policëve të cilët janë dërguar në Houston për ti ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga uragani.
I dashur babi
Shpresoj se nuk do të lëndohesh, të ndihmosh të tjerët. Njerëzit që kanë më shumë nevojë. Shpresoj që askush tjetër të mos lëndohet më dhe të gjithë të largohen nga uragani
Të dua Skot
Letra ka bërë xhiron e rrjeteve sociale duke prekur zemrat e mijëra njerëzve, transmeton oranews.