Telegrafi

Letra nga arkivi sekret i Vatikanit, për grindjet mes dy peshkopatave në Shqipëri

Në Konferencën Ndërkombëtare Albanologjike, historiani Aleksandër Meksi solli për studiuesit dhe publikun e pranishëm faksimilen e një letre origjinale të regjistruar në arkivin sekret të Vatikanit.

“Kumtesa e sotme sjell në vëmendje grindjen që zgjatej ndër shekuj mes peshkopatës Arbaneske dhe asaj së Lezhës për kufijtë rreth tyre, për kishat dhe fshatrat. Dokumentacioni për këtë ngjarje zgjatet deri në fund të shek. XVII, ku kuptojmë mjaft ndodhi të historisë së Shqipërisë gjatë atyre viteve”, thotë ai. “Kam siguruar faksimilen e letrës origjinale të regjistruar në arkivin sekret të Vatikanit që Papa i dërgon arqipeshkut të Tivarit ku i tërheq vëmendjen për peshkopin e Lezhës që ka rrëmbyer 17 kisha në 16 fshatra”. /ata