Site icon Telegrafi

Letra kërcënuese serbe që dështoi Brezovicën (Dokument)

Marko Gjuriq, shefi i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, u kishte shkruar letër kompanive të përfshira në projektin e Brezovicës, që ka qenë vendimtare për fatin e këtij projekti, shkruan sot Koha Ditore.

Letra është dërguar në dy versione: në gjuhën serbe, të shkruar me alfabetin cirilik, dhe në gjuhen angleze.

Gazeta “Koha Ditore” kishte raportuar për kërcënimin që u kishte bërë Qeveria e Serbisë investitorëve të interesuar të investojnë në Republikën e Kosovës. Pas publikimit të letrës kërcënuese, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë reagim, porse dy ditë më vonë e ka dështuar projektin e Brezovicës me arsyetimin e mosplotësimit të kushteve nga investitori.

Gazeta kishte dërguar pyetje edhe në zyrën për Kosovë, që operon në komunën e Mitrovicës së Veriut, por nuk ka marrë përgjigje. Tashmë gazeta e ka siguruar edhe letrën e dërguar nga qeveria e Serbisë, që mban firmën e Marko Gjuriqit. /Telegrafi/

Exit mobile version