Site icon Telegrafi

Letra e ushtarit boshnjak arrin në adresë pas 95 vitesh

Nihad Eric Dzinovic, pensionisti 63 vjeçar dhe adhurues i antikiteteve, i cili jeton në Kaliforni, kishte blerë librin në panairin e Long Beach dhe e kishte ruajtur në koleksionin e tij, ndërmjet 200.000 gjërave tjera dhe kartolinave të vjetra të cilat i kishte grumbulluar gjatë jetës.

Pasi ai shpesh viziton vendlindjen e tij Sarajevën, nganjëherë i merr me vete këto kartolina për t’ua treguar miqve të tij dhe koleksionistëve tjerë. Këtë javë rastësisht u takua me Nadir Bicakcic. Mbiemri i tij iu duk si i dëgjuar më parë, dhe ia tregoi fotografinë, të cilën e kishte blerë 50 dollarë.

Dzinovic pyeti Bicakcicin për adresën në zarf: “Asim Bicakcic, Sarajevë, Bashçarshi”.
Letra ishte shkruar me një dorëshkrim elegant, e dërguar nga Villanya në Hungari, dhe kishte një postë postale hungareze.

Atë e kishte dërguar Edhem Bicakcic më 13 qershor 1915. Ai kishte shkruar se po e dërgon një fotografi në të cilën është edhe ai, ndërsa Nadir Bicakcic sapo e pa tha “O Zot”. Në fotografi shihet një grup ushtarësh, ndërsa i treti nga ana e djathtë ishte një burrë me mustaqe – gjyshi i tij.

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore Edhemi u kthye tek bashkëshortja e tij Razija dhe u bë kryetar i Sarajevës. Vdiq më 1941. Letra e tij më në fund arriti në shtëpi.

Nipi i tij planifikon t’i zmadhojë fotografitë dhe t’i varë në mur. Origjinalin do ta mbyllë në sef së bashku me gjërat tjera me vlerë dhe nuk do ta humbë kurrë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version