David Silva e ka publikuar një dedikim prekës kushtuar Manchester Cityt dhe tifozëve, pasi përfundoi karriera e tij në Etihad Stadium.
Mesfushori spanjoll largohet as një dekade nga klubi anglez, me të cilin fitoi një sërë trofesh, duke përfshirë edhe katër tituj të Ligës Premier.
“Koha ka ardhur. Pas 10 viteve dhe 13 titujve, është koha që unë t’i them lamtumirë klubit që ka lënë një shenjë të pashlyeshme në jetën dhe karrierën time”.
“Shikoj prapa dhe është e qartë se nuk kam mundur të marr vendim më të mirë sesa ta pranoja ofertën për t’iu bashkuar Cityt në projektin e vitit 2010”.
“Manchester City dhe unë jemi rritur bashkë. Për 10 vite jam zhvilluar personalisht dhe profesionalisht. Kam festuar shumë fitore dhe tituj dhe kam përjetuar momente epike. Më ka lindur fëmija im i dashur, Mateo dhe madje kam nisur të ndihem komod edhe nën shi të madh!”, ka shkruar mes tjerash Silva në letrën e tij.
Silva i ka zhvilluar 436 ndeshje për Cityn duke shënuar 77 gola, ndërsa do ta vazhdojë karrierën te Real Sociedadi. /Telegrafi/