Eksploruesi italian, Kristofor Kolombi, i ra qark Atlantikut në vitin 1492, mbi bazën e teorisë atëherë ende të paprovuar se bota ishte e rrumbullakët.
Ai shkroi një letër për mbështetësit e tij financiarë, Mbretit Ferdinand të Spanjës dhe Mbretëreshës Elizabeta.
Kështu, një kopje e letrës së Kolombit të shkruar në vitin 1493, në të cilën eksploruesi përshkruante zbulimin e Amerikës, i është rikthyer Italisë.
Sipas medieve ndërkombëtare, letra ishte vjedhur dhe ishte zëvendësuar me një kopje false.
Ndërkohë, policia amerikane tha të mërkurën se letra që vlen rreth 1 milion euro ishte vjedhur nga një bibliotekë në Firence dhe më pas ishte blerë nga Biblioteka e Kongresit në Uashington, përcjell Shekulli.
Autoritetet përkatëse shprehen se një njësi policore në Itali e krijuar posaçërisht për të mbrojtur artefaktet nga fenomeni i përhapur i trafikimit të paligjshëm, në vitin 2012 vuri në shënjestër të një hetimi, kopjen e letrës që mbahej në Bibliotekën e Romës.
Të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes, hetuesit kërkuan ndihmën e homologëve të tyre amerikanë, çka çoi drejt zbulimit se ajo që mbahej në Firence s’ishte tjetër veçse një version i rremë i letrës origjinale, ku ishin përdorur teknikat moderne të kopjimit.
Ata arritën në përfundimin se letra origjinale kishte përfunduar në një ankand ku ishte blerë nga Biblioteka e Kongresit në Uashington.