Telegrafi

Letra e lakueshme elektronike

E-letra nga AU Optronics është realizuar me TFT teknologjinë organike dhe ka diagonalen prej 6 inç, me rezolucionin prej 800 x 600 pikë dhe me frekuencën e freskimit prej 50 Hz.

Edhe pse trashësia e zgjidhjes është krejtësisht 0.127 mm, kompania në pjesën e pasme të e-letrës ka vendosur edhe PV baterinë me qeli solare sipërfaqja e të cilës mjafton për prodhimin e rreth 1 W energjie. Këto që thamë nënkuptojnë se kjo zgjidhje mund të punoj vetëm me ndihmën e qelive solare, por mund të shtohet edhe bateria e jashtme për përdorim në interier dhe në vendet me ndriçim më të dobët. Ende nuk ka informata për atë se kur e-letrën e këtillë mund ta presim në pajisjet komerciale dhe në lexuesit e librave elektronik. /Telegrafi/