Telegrafi

Letra e dorëheqjes së një punëtori që u bë hit në internet

"Më vjen keq që njerka ime vdiq kaq papritur nga kanceri. Më vjen keq që nuk jam një robot dhe u rrëmbeva emocionalisht nga ikja e saj dhe mu desh të mungoja në punë. Më vjen keq që u sëmura dhe përsëri m’u desh të mos vija në punë, sepse nuk doja të sëmurja edhe kolegët. Më vjen keq që kam punuar 47.5 orë në javë pa u paguar për orët ekstra. Duket qartësisht që unë jam një punonjës tmerrësisht i dobët dhe për këtë kërkoj falje. E di që e keni bezdi që dikush t’ju thotë se si ta bëni punën tuaj, por ju sugjeroj të gjeni zëvendësuesin tim, menjëherë”, thuhet në letër.

Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, por mediat që e kanë publikuar e kanë mbajtur të fshehur identitetin e punonjësit.