Me dyshen Kristaps Porzingis – Janis Timma në formë, përfaqësuesja e Letonisë në basketbolli e ka arritur sot fitoren e parë në këtë kampionat evropian.
Letonia mposhti me rezultat 92-64 përfaqësuesen e Belgjikës, për t’i shtuar kështu gjasat për kalimin e grupit.
Diferencë në rezultat bëri çereku i dytë i takimit, çerek në të cilin Letonia pranoi vetëm 8 pikë, derisa shënoi plot 23, për të krijuar kështu një epërsi të konsiderueshme, e cila u ruajt deri në fund të ndeshjes.
Belgjika tentoi këndelljen në çerekun e tretë duke e ngushtuar paksa rezultatin mirëpo goditjen e fundit Letonia e dha në 10-minutshin e fundit, në të cilin shënoi plot 29 pikë dhe pranoi vetëm 9, për ta mbyllur këtë përballje me fitore.
Dyshja udhëheqëse e Letonisë, Porzingis dhe Timma, shënuan nga 27 pikë secili, derisa te Belgjika i vetmi lojtar me pikë dyshifrore ishte Hervelle me 12.
Pas dy ndeshjeve, edhe Belgjika edhe Letonia kanë nga 1 fitore dhe 1 humbje. /borozani/